17:14 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat e presidentit grek, Veliu: Gjyshi i Kotzias bënte simbolin nazist, qeveria shqiptare po i serviloset…

09:51 | 02/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaratat e presidentit grek, Veliu: Gjyshi i Kotzias bënte simbolin nazist, qeveria shqiptare po i serviloset…

Alket Veliu, anëtar i kryesisë së ‘Shoqata Çamëria’ ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News për të komentuar deklaratat e presidentit grek Pavlopoulos se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët.

Sipas Veliut deklarata e presidentit grek bëhet edhe më e rëndë për shkak se është bërë nga toka çame, ku janë kryer një sërë masakrash mbi popullsinë vendase, dhe ky është një kthim në vendin e krimit.

Ai ka dëshmuar me disa foto që kanë qenë krerët e shtetit grek në periudhën e pushtimit nazist ata që kanë bashkëpunuar dhe jo shqiptarët, duke kujtuar këtu gjyshin e ministrit Kotzias.

‘’Në fakt presidenti grek nuk e ka herën e parë që bën deklarata të tilla, po në ndryshim këtë herë deklaratat i ka bërë nga Çamëria, ku janë kryer një sërë masakrash mbi popullsinë shqiptare. Pavlopoulos është kthyer në vendin e krimit, nëse do ti kthehemi historisë në vitin 1913 janë vrarë 72 krerët e zonës, janë thirru nga qeveria greke dhe janë vrarë në mënyrë të befasishme. 

Që të shkojmë më tej Pavlopoulos ka shkuar në Paranthi për kujtimin e 49 të vrarëve që janë ekzekutuar nga nazistët, që brenda tyre kanë qenë dhe shumë shqiptar, që në këtë mënyrë rrëzojnë deklaratat e presidentit pasi shqiptarët nuk mund të kenë vrarënjëri tjetrin.

Unë kam sjellë disa foto që rrëzojnë atë që ka thënë presidenti, unë kam sjellë disa foto të gjyshit të Kotzias aktual që janë në foto me përshëndetje naziste, ajo që bie në sy është që edhe vetë prifi ka një përshëndetje të tillë. Kryeministri grek i kohës përshëndeste faktin që Shqipëria asokohe ishte pushtuar nga nazistët. 

Pra qeveria greke rehabilitonte familjet që ishin bashkëpuntore me nazistet, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë rast në Shqipëri. Mitropoliti i Athinës në vitin 1943 i kërkonte besimtarëve që të mbështesnin nazizmin. Janë nivele të larta të politikës së tyre që kanë bashkëpunuar me nazistët dhe jo shqiptarët e Çamërisë”, u shpreh Veliu.

Veliu u shpreh më tej se qeveria shqiptare po i serviloset Greqisë dhe është rënë dakord nga të dyja anët që çështja çame të mos diskutohet.

‘’Ka qenë gjithnjë politika e Greqisë që çështjen çame jo vetëm që ta lërë mënjanë, po që të mos e përmend fare. Ajo që bie në sy është heshtja e palës shqiptare, që nuk kanë pasur asnjë reagim për këto deklarata. Minimalja që duhej të bëhej për deklaratën e presidentit Pavlopoulos, ishte të kishte një reagim nga shteti shqiptar”. Kjo heshtje është një servilosje e pastër ndaj Greqisë, në një kohë kur janë duke u zhvilluar bisedimet për marrëveshjen mes dy vendeve, u shpreh më tej Veliu.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Rama takohet me Thaçin, çfarë i bëri bashkë dy liderat shqiptarë

Para

”Këmbë e kokë” i dashuruar, Elgit Doda bën tatuazh për Klean (Foto)

Para
Elgit Doda bën shaka me Klea Hutën në sy të të gjithëve (FOTO)

''Këmbë e kokë'' i dashuruar, Elgit Doda bën tatuazh për Klean (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

Numërohen 96.1% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama

Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.