Në të gjitha takimet elektorale, sikundër ai i sotmi në Vorë, kryeministri Edi Rama ka përqëndruar deklaratat e tij tek “tepsia” ku secila parti sipas tij vrapon të marrë pjesë. Edhe sot, ai përsëriti kërkesën që qytetarët t’i japin fund këtij “çorapi” dhe të ndihmojnë PS-në për revolucion në Administratën Shtetërore.
Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është ndalur në këtë çështje duke thumbuar kreun e Qeverisë.
Në komentin e tij për Ramën, ai shprehet se ky i fundit shan e telendis gjithë kohën njerëzit e tij, ndërkohë që në krye të hipotekave me probleme janë pikërisht besnikët e tij.
“Mjeshtri i madh i ligjeve është i sinqertë. Shan e telendis të gjithë njerëzit e tij! Në të gjitha hipotekat me probleme janë besnikët e tij!”, shkruan Manjani.
(XH.A/SHUPLAKA)