Zv.kryeministrja e Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha se Bullgaria është një turp, pas vendimit për mos heqjen e Vetos për Maqedoninë e Veriut.
Kornelia Ninova i ka cilësuar deklaratat e Ramës si fyese dhe të papranueshme.
Reagimi i plote i saj:
Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në
Bullgaria ka dinjitet dhe mbron interesin e saj kombëtar
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se është e turpshme qe nje vend anëtar i NATO-s të mbajë peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s – Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë në impotencë të frikshme është fyese, e papranueshëm si për Bullgarinë ashtu edhe për Shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi turp.
Bullgaria ka dinjitet, mbron interesin kombëtar dhe mban vlerat evropiane.
Discussion about this post