Pak ditë më parë kreu I grupit parlamentar I Partisë Socialiste, Taulant Balla kuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se përmes deputetes demokrate në Parlamentin Hollandez, Madeleine van Toorenburg ka lobuar mbi vendimin që mori ky shtet lidhur me regjimin e vizave për Shqipërinë.
Balla tha se Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar. Basha lobon për këtë në Holandë.”
Exit.al kontaktoi deputeten holandeze Van Toorenburg dhe e pyeti nëse pretendimi i qeverisë shqiptare se ajo ishte mikeshë e Lulzim Bashës është i vërtetë. Në përgjigjen e saj, Van Toorenburg deklaroi:
“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë”, deklaroi Toorenburg .
(F.GJ/FAXWEB.AL)