23:54 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat kontradiktore Rama-Xhafaj, reagon Basha: Klanet e drogës u përçanë, kë të besojmë?!

16:54 | 28/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përjashtimi i familjeve nga ndihma ekonomike, reagon Basha: Rama është nazist, ministrja kukull të ndiqet penalisht

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me deklaratat kontradiktore të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me kapjen e 613 kilogramëve kokainë.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se klanet e drogës janë përçarë për shkak të milionave të kokainës.

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.”-shkruan Basha.

Përplasja Rama-Xhafaj

Ndërsa përshëndeti aksionin e policisë kryeministri Rama tha se operacioni është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane.

“Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore”, shkruajti Rama.

Por ndryshe nga kryeministri ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në reagimin e tij tha se operacioni u krye në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, deklaronte Xhafaj

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Zbardhen dëshmitë/ Agresori i trajnerit Gjoka: Më ofendoi rëndë dhe nuk e përballova dot

Para

Kur Kejvina Kthella ishte 15 vjeçe dhe brune, nuk do ta njihni sa ka ndryshuar

Para
Kur Kejvina Kthella ishte 15 vjeçe dhe brune, nuk do ta njihni sa ka ndryshuar

Kur Kejvina Kthella ishte 15 vjeçe dhe brune, nuk do ta njihni sa ka ndryshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.