09:31 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack ‘fishkullon’ Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti

22:05 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack ‘fishkullon’ Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti

Ish-anëtarja e Parlamentit Europian, dhe një personazh mjaft i njohur nga shqiptarëtr, Doris Pack, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri.

Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet  ndër të tjera se “Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.

Ky reagim i ashpër i ish-zyrtares së lartë të Bashkimit Europian vjen si pakënaqësi ndaj deklaratave të Fleckenstein në Tiranë përpara disa ditësh ku doli në mbështetje të qeverisë dhe sulmoi ashpër opozitën duke thënë se i ka humbur durimi me sjelljet e saj (Lexo këtu)

Reagimi i Doris Pack:

“Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.

Pjesë nga deklarata e Knut Fleckenstein bërë para pak ditësh në Tiranë pasi ishte takuar bashkë me 6 anëtarë të tjerë të delegacionit me krerët më të lartë të politikës shqiptare:

“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. Më 19 qershor Këshilli do të marrë vendimin për Shqipërinë, teksa procesi i reformave është duke vazhduar dhe vettingu po ashtu. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të përqëndrohet në këto fakte, që në qershor të çelen negociatat. Sa i përket problemeve tuaja të brendshme, ne nuk kemi dyshim që ky Parlament do të vazhdojë rrugëtimin e tij. Parlamenti do të vazhdojë rrugëtimin, ndoshta edhe me anëtarë të rinj. Jam zhgënjyer shumë veçanërisht nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila na tha që opozita e ka marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas. Presim që deputetët të bëjnë punën e tyre dhe të kthehen në Parlament. Edhe sikur opozita të ketë të drejtë për akuzat, bojkotimi nuk zgjidh asgjë”, tha Fleckenstein.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Doris PackKnut Fleckensteinreagonturp nga ti
Pas

Asambleja e PS-së, Rama pyet socialistët për kandidaturat e bashkive: A keni propozim tjetër?

Para

Basha tregon avantazhet e tij dhe të Ramës, thirrja që ka për ndërkombëtarët

Para
Policia nëpër fakultete, Basha: Akte të një njeriu të rrezikshëm

Basha tregon avantazhet e tij dhe të Ramës, thirrja që ka për ndërkombëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.