07:49 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat ‘live’ që habitën shqiptarët, këto janë 4 gafat e zyrtarëve të “Rilindjes” për tërmetin

09:12 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaratat ‘live’ që habitën shqiptarët, këto janë 4 gafat e zyrtarëve të “Rilindjes” për tërmetin

Jemi mësuar tashmë të dëgjojmë nga politikanët gafa që mënjëherë pasi thuhen bëhen meme në rrjet, ndërsa ata duhet në fakt të ishin personat më konçiz, elokuent dhe korrekt në artikulimet dhe veprimet e tyre.

Rastet e mëposhtme kanë të bëjnë me deklarata të bujshme të bëra se fundmi nga përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, që edhe kanë çuditur opinionin publik pasi janë akumuluar.

Valbona Sako, ish-kryetarja e Bashkisë së Durrësit e dorëhequr tashmë me motivacionin se nuk e përballonte forcën e reagimeve për gafat e saj, tha pak ditë pas tërmetitt ë 26 Nëntorit se “Jemi të lumtur që vdiqën 51 persona”. Por kjo nuk ishte gafa e vetë e saj, pasi në të njëjtë ditë deklaroi: “Zotërinjtë po i çojmë në hotele me 5 yje, që vetë as nuk do kishin shkuar ndonjëherë”.

Natyrisht që ajo çfarë donte të thoshte nuk u tha në mënyrën më të mirë të mundshme, por kjo shërbeu si një arsye që e zgjedhura e 30 Qershorit të jepte dorëheqjen e në vend të saj të emërohej Zhulien Varfaj,  një person shumë i afërm i paraardhësit të saj, Vangjush Dako.

Ornela Çuçi, zv/ministrja e Turizmit është personazhi i tjetër i “Rilindjes”, gafa e të cilës bëri bujë teksa po fliste për një media vendase për dekorimin e Durrësit në kuadër të Vitit të Ri, në një kohë kur qyteti sapo kishte përjetuar dramën e pa parë ndër vite, atë të tërmetit me magnitudë 6.4.

Teksa u pyet se a është e pranueshme që të dekorohet qyteti kur ende nuk kishte kaluar situata e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për këtë Qark, Çuçi tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për të mos e bërë këtë gjë.

Një tjetër zv/ministre është mrekulluar me sa duket me punët e qeverisë që përfaqëson në menaxhimin e emergjencave pas tërmetit, aq shumë sa sipas saj, “ajo që kemi bërë ne pas tërmetit, s’është bërë as në botë”.

Personi në fjalë, zv.ministrja Rovena Voda e bëri këtë deklaratë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me një emision televiziv.

Dhe në fund, vjen perla e Artan Shkrelit, edhe ky zv/ministër i ‘Rilindjes’ në punët e Infrastrukturës dhe Energjitikës i cili u pyet se pse qeveria nuk ka ende një plan përfundimtar për menaxhimin e banorëve që janë alarmuar për dëmet që kanë pësuar banesat e tyre.

(Këto ditë kemi parë raste të shumta ku banorët kërkojnë çertifikimin e banesave të tyre ku të njihen zyrtarisht ose si të banueshme pavarësisht dëmtimeve nga tërmeti, ose  si të pabanueshme. Qytetarët kanë paraqitur vazhdimisht ankesa se ekspertët nuk kanë dhënë një sugjerim konkret nëse duhet të qëndrojnë në banesa apo jo).

Shkreli e dha përgjigjen në mënyrën më të pabesueshme të mundshme, përveç kësaj edhe komike kur tha: “Pse banorët do ndjekim ne për t’u thënë që pallatet janë të pabanueshme”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Artan Shkreliornela cuciRovena Vodavalbona sako
Pas

310 kilogramë drogë brenda skafit, shqiptari kapet mat në Brindisi, dha deklarata kontradiktore

Para

Shpalli të pafajshëm Suel Çelën, probleme me kredinë e butë/ Gjyqtari i Krimeve të Rënda ia hedh paq Vettingut

Para
Shpalli të pafajshëm Suel Çelën, probleme me kredinë e butë/ Gjyqtari i Krimeve të Rënda ia hedh paq Vettingut

Shpalli të pafajshëm Suel Çelën, probleme me kredinë e butë/ Gjyqtari i Krimeve të Rënda ia hedh paq Vettingut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.