Albin Kurti fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, është bërë pjesë e diskutimeve në Komisionin për Politikë të Jashtme në Senatin e SHBA-së.
Senatorja Jeanne Shaheen pyeti Kim për deklarat e Albin Kurtit për një integrim edhe më të madh midis Kosovës dhe Shqipërisë, ç’ka ka shkaktuar shqetësime te Serbia sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.
“Nuk ka dyshim që SHBA mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e kësaj çështje. SHBA ka bërë investime të madha në rajon duke sjellë paqe dhe po punon me shtetet që të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, theksoi kandidatja për ambasadore.
“Ne nuk kemi një përfaqësues, por dy të tillë për këtë çështje dhe mendoj se nuk ka asnjë dyshim se kjo Administratë po punon për zgjidhjen e çështjes”, tha Kim.