18:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat pro-ISIS të mësueses në Shkodër, reagon MAS: Video është bërë para 1 viti

18:23 | 19/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaratat pro-ISIS të mësueses në Shkodër, reagon MAS: Video është bërë para 1 viti

Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të video-skendalit ku mësuesja Emine Alushi e Medresesë në Shkodër deklaronte se ISIS është organizatë e mirë.

Në reagimin e saj, Ministria sqaron se video i përket vitit 2015 ndërsa gjatë këtij viti shkollor mësuesja Alushi nuk është më në këtë detyrë.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Në datën 18 Janar 2017, në emisionin televiziv “Stop” në TV Klan, u publikua një video regjistrim, përmbajtja e së cilit lidhet me deklaratat propagandistike pro ISIS,të një mësueseje, gjatë një ore mësimi, në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) – Shkodër. 

Ministria e ArsimitdheSportit (MAS), bazuarnëtëdhënatqësiguroipërrastin, informonsivijon: 

Opinionet janë shprehura nga znj. Emine  Alushi, gjatë një orë mësimi, në vitin 2015,  kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. Znj. Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual.

MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfardo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm.

MAS-i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor – edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi.

Sipas mësueses në fjalë,  ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës. Ajo shtoi se ish lideri i Al Qaedas Bin Laden ka qenë një lider i mirë. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: ISISMASShkoder
Pas

Shkarkohet trajneri i “La Ligës”, refuzon 4 milion euro dëmshpërblim

Para

Inaugurimi i Trump, Basha: Jam ftuar nga Republikanët amerikanë, janë ftesa të papaguara

Para
Më 20 janar Trump bën betimin zyrtar, ja politikanët shqiptarë që janë ftuar në ceremoni

Inaugurimi i Trump, Basha: Jam ftuar nga Republikanët amerikanë, janë ftesa të papaguara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.