Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit, Luan Kaloçi.
Prokurori Luan Kaloçi nuk ishte i pranishëm gjatë senacës dhe përfaqësohej nga avokati i tij Adrian Visha.
Sipas KPK-së Prokurori Kaloci ka deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi vetëm një komponent, që konkretisht është pasuria, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.
Ndërkohë që sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.
Përpos kësaj, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se kjo pronë, e paregjistruar në hipotekë, ishte në sipërfaqen prej 86 metrash katrorë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se në vitin 2007 Kaloçi nuk ka deklaruar një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 20 mijë euro në llogarinë bankare të bashkëshortes.
Një tjetër pikë që u diskutua në seancë ishte edhe një kredi që prokurori mori për studimet në Itali të vajzës së tij, ndërkohë që ajo ishte vetëm 15 vjeçe.
(M.Q/Faxweb)