08:49 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit

11:23 | 17/09/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë në sitë 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara në kuadër të operacionit që goditi bandën e vëllezërve Çopja në Elbasan. SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Ky i fundit është kandidat zyrtar për zëvendësimin e Muhamet Rrumbullakut. SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.

Lidhur me bindjen që ka organi i procedurës penale, është duke kryer verifikime në një sërë aparatesh celulare të personave të mësipërm, komunikime apo takime të mundshme kompromentuese. Nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej këtyre shtetasve që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por me dyshimet se janë informuar nuk është arritur të kapen.

Një hetim i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani, ka çuar SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve e grabitje. Franc e Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë.  E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej.

Pas

Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Para

Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen rreth 1400 bimë narkotike në Shkodër

Para
Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen rreth 1400 bimë narkotike në Shkodër

Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen rreth 1400 bimë narkotike në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Kufizimi i çmimeve, hotelet evropiane nisin padi kundër platformës online Booking

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.