Menjëherë pas skualifikimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, ccdo ditë dhe më shumë po shtohen zërat se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Kur kanë kaluar tri ditë nga eliminimi i Juves vijon heshtja e aktorëve kryesorë në Torino. Megjithatë, sot, në rrjetet sociale, është shfaqur një video, që rindez diskutimet. Pamjet (të publikuara në Instagram nga Tackle Duro) flasin vetë.
Në momentin e vërshëllimës përfundimtare në stadiumin “Allianz”, Cristiano Ronaldo shikon nga stoli dhe bën një gjest elokuent, duke treguar se dikush kishte frikë.
Hipotezat kanë shpërthyer menjëherë, duke aluduar se ndoshta po i referohej trajnerit Massimiliano Allegri, për një qasje të tillë taktike, që nuk e ka bindur CR7.
Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por nëse Juventus nuk e fiton “Championsin” sezonin e ardhshëm, atëherë do të largohet.
Discussion about this post