Analisti Pirro Prifti ka qenë i ftuar paraditen e kësaj të shtune në Fax Neës, ku ka komentuar krizën politike në të cilën ndodhet sot vendi. Sipas tij kriza në vendin tonë është artificiale, dhe dekretet e presidentit janë antikushtetuese, pasi ai nuk ka pasur asnjë konsultim me palët.
“Kriza nisi në mënyrë artificiale, për shkak të një mungese bashkëpunimi mes dy forcave politike, është një problem që duhet zgjidhur në mënyrë konsitucionale. Nuk duhen rreshtur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje reale për Shqipërinë, edhe në rast se nuk realizohet kjo, duhet që të pritet ndërtimi I Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes kësaj mundet që të zgjidhen.
Për mendimin tim dekretet e presidentit janë jot ë rregullta, pasi duhet të ishin realizuar përmes një diskutimi me të gjitha forcat partiake, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që gjatë përgatitjeve për zgjedhjet të bëhet një dekret i çuditshëm, jo kushtetues.
Unë mendoj se presidenti e ka thelluar krizën, pasi ka shkaktuar konfuzion në radhët e palëve politike, presidenti nuk mund të nxjerrë dekret duke u konsultuar me vetëm njërën prej palëve. Dekreti ishte i parregullt, sa kohë që nuk u ulën të gjitha palët në tavolinë”, u shpreh Prifti.
Ndërkohë që lidhur me aksionin e opozitës, Prifti tha se protestat e vazhdueshme po dëmtojnë elektoratin e PD dhe thirrjet për dhunë janë të papranueshme.
“Aksioni opozitar për mendimin tim solli problem te vetë PD për shkak se ne gjithë kjo lëvizje ka qenë e paligjshme. Djegia e mandateve ka qenë një vendim shumë i gabuar, dhe do të sjellë kosto shumë të mëdha për vetë PD, i ka shkaktuar një dëm shumë të madh edhe elektoratit të saj. E keqja e opozitës është se nuk ka një program, nuk ka një projekt alternative që të mendoj se përmes votës do të mund të rikthehet në qeverisje”, shtoi më tej Prifti.
Discussion about this post