I ftuar në studion e televizionmit FaxNews, ditën e sotme ka qënë kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.
Në një bisaedë në studio me gazetaren Klaudja Karabolli, Idrizi ka komentuar zgjidhjen e krizës politike e cila prej më shumë se 3 muaj ka kapur vendin.
I pyetur se si i shikon zhvillimet e fundit nga politika por dhe problemet e saj Idrizi tha:
Ne ndodhemi në një situatë shumë të komplikuar, duke bërë që Shqipëria ti ketë të larta shkaqet për të rrëshkitur dhe të dalë nga binarët e demokracisë. Kjo është një krizë institucionale sepse të gjithë vendin e ka kapur vetëm një njeri. Gjithashtu edhe një krizë ekonomike për shkak të vjedhjeve galopante por dhe nga mungesa e një programi ekonomik.
Kjo krizë kaq e madhe që kemi sot nuk kaq ardhur nga hiçi. Shqipria tashmë riskon së pari pluralizmin politik por gjithashtu dhe përgjegjësitë që ka opozita kundrejtë vendit. Dorëzimi i mandateve është bërë për shkak të krizës. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në një situatë si kjo e jona kur jemi të kapur nga kriza institucionale por dhe politike.
Sa i përketë refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në zgjdhjet e 30 qershorit, si një pengesë kjo e qytetaqrësve për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për votim, Idrizi e komentoi:
Në çdo vend demokratik do të kishte 21 mijë arsyje që një kryeministër i cili ka 6 vite në pushtet të jeptet dorëheqjen. Në këto kushte që jemi opozita ka 2 gjëra, fjalën dhe protestën.
Në një kohë kur opozita nuk ka zgjidhje, kryeministri ka zgjedhur të kap dhe paralmenti. Në kushte të tilla asnjë opozitë e përgjegjëshme nuk do të hyntë në zgjedhje. Jemi bërë për turp dhe në botë. Ne e kemi bërë të qartë që kjo veprime nevojitet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si do hyjmë ne në zgjedhje ku administrata publike nga 120 mijë vetë është bërë tashmë 160 mijë veta.
Në kushtet kur liritë politike nuk janë më siguritsht që kondicionojnë dhe lirit ekonomike.
Idrizi është shprehur i vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse KQZ ende vijon punën për zhvillimin e tyre.
“Kjo nuk ka për të ndodhë, duhet të bjem dakord që vendi është në kusahtë skandaloze. Pozicioni i opozitës është vendimi që të krijojnë një qeveri tranzitore.
Ne nuk kemi programuar kurrë një protestë të dhunshme, në një kufi kohor prej 2 muajsh ne kemi bërë 8 protesta dhe asnjë prej tyre nuk ka qënë e dhunshme. Përveç se protestues të cilët në mënyrë arrogane ata janë helmuar. Efektet e të cilit shkojnë deri tek materniteteti.
Ne kemi dalë në mënyrë të organizuar.Nqs dikush në protestë do të bëjë diçka më shumë se kaq do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.”
Shpëtim Idriza ka komentuar gjithashtu dhe vendimin e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet.
“Presidenti ka shtyrë zgjedhjet që të bien palët në dialog. Ne e kemi shtrirë dorën e dialogut, por nuk pranon kryeministri për këtë gjë.
Dekreti i ri i hapi mundësi Ramës dhe ‘Rilindjes’ që të shikojë se ka hyrë në një rrugë pakthim. Kjo është rrugëdalje e tij. Në një sistem demokratik demokracia kontrollohet nga sistemi pokitië gjë që ne nuk e kemi të sigurtë. Sot në nuk jemi në një system demokratik porn ë një system monist.
Një kryeministër që vjedh çdo ditë shqiptarët, sigurisht që do të tentoj të vjedh dhe zgjedhjet.“
Kreu i PDIU ka vijuar ende të komentoi vendimet e KQZ-ës dhe zgjedhjet.
“Unë i drejtohem në mënyrën më të keqe KQZ, sepse nisem këtu nga zgjedhjet e kaluara. Po kjo KQZ që pretendon në mënyrë flagrante që është shkelur kodi zgjedhor, vetë e ka shkerlur këtë kod në zgjedhjet e fundit. Unë i bëjë thirrje Ramës se Shqipërinë e kemi bashkë edhe në kal edhe në këmbë.”
Ndërkohë që në bisedën në studio nuk ka ngel jashtë vëmendjes dhe krijimi I Aleancës qytetare për mbrojtjen e demokracisë.
“Ne i bashkohem ti gjithë vendimeve të opozitës. Jeni në kushtet që data 30 qershor ka rënë. Por Edi Rama është i vendosur për këtë. Është njëjsoj si të dalim ne në 5 korrik dhe të themi që hajdeni se ne do të zhvillojmë zgjedhje. E kuptoni se ca rrumpalle është kjo gjë. Ne nga alenacë e forcave opozitare duhet të kthehemi në aleancë ndërkombëtare.”
Në fund të fjalës së tij Shpëtim Idrizi ka komentuar se si do të mundet opozita e bashkuar të ndalojë zgjedhjet, por njëkohësishtë nuk ka ngelur jashtë vëmendjes dhe kërkesa për një qeveri tranzitore.
“Datën 30 qershor e ç’dekretoi Presidenti, ndërkoëh që Edi Rama thotë që nuk e njoh Presidentin. Është njësoj që të ngrihet sot opozita dhe të thotë që në 5 korrik do të ketë zgjedhje në mendje të saj.
Por mos bindja civile ndikon mbi qytetarët, ama dhe me kosto për vendin. Unë e kuptoj shumë mirë që me këtë amulli mund të shkojë prarpë një PPP tjetër në Kuvend. Ajo që është e rëndësishme është jo artifica por zgjidhja e krizës së vërtetë.
E vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën janë zgjedhjet e parakohshme . Por për aq kohë sa të jetë Edi Rama sigurisht që nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë.”
Discussion about this post