Kreu i Shtetit, Ilir Meta gjatë një deklarate të jashtëzakonshme për mediat është shprehur se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një përpjekje e dëshpëruar e organizatësn socialiste, siç e quan ai këtë institucion.
Meta u shpreh më tej se vendi ka nevojë për një marrëveshje urgjente ndërsa theksoi se dekreti i dalë prej tij për anullimin e zgjedhjeve është i paprekshëm dhe mbetet në fuqi.
“Është një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar propagandqë brenda dhe jashtë vendit por që është një përpjekje e dështuar që nuk prek aspak vendimet e Presidemtit të Republikës. Gjithçka pamë dje ishte diçka e rëndomtë. Organizata socialiste e KQZ kanë ndërmarrë nismën të organizojnë zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit.
Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve është marrë në mënyrë Kushtetuese, dhe është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë pasi vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendos diçka qërfundimtare. Unë bëj apel mazhorancës që të reflektojë pasi e ka si detyrim edhe ndaj militantëve dhe përkrahësve të saj. Unë mendoj se e vetmja rrugë është vetëm dialogu politik dhe një marrëveshje e qëndrueshme midis palëve në mënyrë urgjente”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/456852771796303/
(F.GJ/FAXWEB.AL)