Përmes debateve të forta, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e presidentit Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar ku opozita nuk mori pjesë në votim. Menjëherë pas kësaj, ka folur edhe deputeti, Eduart Shalsi i cili është edhe kryetar i Komisionit.
“Në fakt jemi përpjekur ta mbajmë sa më larg akuzave të opozitës. Ata në asnjë rast nuk kanë treguar se janë në gjendje t’i japin shqiptarëve një projekt, ndaj edhe bëjnë zhurmën. Kemi një dekret të Presidnetit ose të rrëzohet ose të pranohet. Ne duam një Teatër të ri dhe dinjitoz, ata se dinë se çfarë duan, Ne nuk bëmë gjë tjetër veçse miratuam amandamentin e Presidentit. Keqardhja është që opozita nuk i la mundësi argumentave që do të transmetohen te publiku. Jemi me një draft që do ta paraqesim në Parlament.
Kemi rënë dakord për llogjikën e argumenteve dhe e kemi propozuar. Nuk do bëjmë asnjë gjë që nuk është bërë më parë. Po ndjekim një procedurë parlamentare në konfort. Nga sot kemi plane të qartë se çfarë duhet votuar dhe jo. Ne jemi këtu për t’ju treguar thelbin e ndryshimeve”, është shprehur Shalsi.
(J.D/faxweb.al)
Discussion about this post