Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, njëkohësisht edhe një prej konstitucionalistëve më në zë në vend Kristaq Kume referuar krizës politike në vend është shprehur se kjo krizë ndodh për shkak të legjislacionit dhe mënyrës se si ai zbatohet nga partitë politike.
Referuar dekretit të presidentit Kume është shprehur se Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër të shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit.
“Kolegji Zgjedhor është gjykata speciale e cila ka për detyrë të trajtojë çdo ankesë apo padi që bëhet, dhe këtë e theksoj, vetëm nga vendimet që merren nga KQZ dhe vetëm për ato. Në raport me Dekretin e Presidentit ata nuk kane tagër për ta shqyrtuar atë, madje as nuk mund të ankimohet në këtë gjykatë”, shprehet ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume.
Në arsyetimin e tij, Kume shton se, kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar.
“Partia Uniteti Kombëtar ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale, bazuar mbi dekretin e Presidentit për aq kohë sa ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare duke qene se ata e vleresojne te tille kane kerkuar të çrregjistrohen. KQZ, e cila nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me dekretin e presidentit, ndaj nuk ka mundësi asnjë subjekt që të ankohet për dekretin e tij. KQZ nuk ka marrë vendim vetëm sa ka diskutuar. Pra nuk mund të ankohesh dot për një vendim që nuk ekziston. KQZ kërkesën e ketij subjekti, i cili padit vendimin e KQZ për mos çregjistrim, vendimin nëse e pranon apo jo për tu crregjistruar që do të thotë jane dy mundësitë të mos pranohet kjo kërkesë duke i dhënë të drejtë KQZ dhe duke I dhënë një argument më shumë mazhorancës, sikurse mund të hedhë poshtë vendimin e KQZ që moralisht bën të pranueshëm dekretin e presidentit si një akt që është në fuqi.
Vendimi i KQZ nuk është një vendim që mund të sjellë një rrjedhojë direkte vazhdimin ligjor ose ndërprerjen ligjore të procesit zgjedhor. Kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar”, shprehet Kume.
Kujtojmë se ditën e nesërme pritet që Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin, e cila kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.