06:12 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dekreti/ KQZ shtyn mbledhjen, “pret” përfundimin e takimit të Ramës me ambasadorët!

12:39 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dekreti/ KQZ shtyn mbledhjen, “pret” përfundimin e takimit të Ramës me ambasadorët!

Mbledhja e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve e paralajmëruar të mbahej në orën 12:00 është shtyrë për në orën 14:00 e cila ishte thirrur nga dy anëtarët e këtij komisioni, konkretisht Denar Biba dhe Bledar Skënderi dhe që pritet të diskutohet mbi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ç’dekretimin e datës së paracaktuar të zgjedhjeve vendore.

Në argumentin e shtyrjes së orarit të mbledhjes, theksohet se bëhet për shkak se nevojitet kohë për të shqyrtuar argumentet e Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e PS-së ndodhet ende në një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e vërtetë e shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së që të mësohet se çfarë mund të dalë nga ky takim.

Në deklaratën e sotme të Presidentit Meta theksohej se dekreti i tij dërgohet në KQZ nga ku ky i fundit merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore, pra nuk interpretohet dhe as nuk lihet vend për interpretim që ai të diskutohet në këtë mbledhje.

 “Dekreti dërgohet për zbatim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore”, tha Presidenti.

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas Ramës do të jetë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor ato që do të vendosin për datën e zgjedhjeve, që sipas socialistëve do të jetë 30 Qershori.

Po pikërisht në këtë pikë duket se kryeministri po kërkon që të gjejë shpëtim, pasi Kushtetuta parashikon që vendime të tilla që lidhen me dekretet e presidentit, shqyrtohen vetëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila në vendin tonë është jashtë funksonit.

Ndërkohë që në arsyetimin që Presidenti Meta i bëri vendimit të tij tha, se ky institucion është i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dekreti i presidentitedi ramaKQZtakimi me ambasadoret
Pas

Shkarkimi i Metës dhe shtyrja e zgjedhjeve/ Rama fluturon sot në Bruksel, ja kë do të takojë

Para

Në rresht për një, përfundon takimi i ambasadorëve me Ramën. Asnjë koment për mediat

Para
Në rresht për një, përfundon takimi i ambasadorëve me Ramën. Asnjë koment për mediat

Në rresht për një, përfundon takimi i ambasadorëve me Ramën. Asnjë koment për mediat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.