Juristi Çlirim Gjata ka dhënë më shumë detaje në një lidhje telefonike për Fax News lidhur me dekretimin e presidentit për ministrin e propozuar nga Edi Rama, Sandër Lleshi.
Sipas tij nëse do të zbatohen në mënyrë rigoroze afatet, atëherë fjala e fundit e presidentit Meta ka afat që të thuhet deri të hënën në mesnatë.
Gjata u shpreh më tej se presidenti ka të drejtë të kthejë pas një propozim të kryeministrit dhe ai nuk mund tëveprojë si noter i tij.
‘’Kushtetuta e ka të qartë se presidenti ka shtatë ditë kohë për emërimin e ministrave. Problemi është se kur fillon shtatëditëshi, nëqoftë se propozimi i kryeministrit është dhënë të shtunën, numërimi nis të nesërmen, pra të dielën dhe mbaron sonte.
Po po të hyjmë thellë thellë te afatet, nëse dita e fundit i bie ditë pushimi, atëherë ajo nuk llogaritet. Pra afati i presidentit në mënyrë strikte përfundon të hënën në orën 12:00. Nuk e di sa eficente është që në nivele të larta të shtetit të përdoret kjo strategji, pasi shteti duhet të punojë dhe në ditët e pushimit.
Në rastin e dekretit për Fatmir Xhafajn ai e pranoi menjëherë për shkak se sa kohë që është cilësuar si dorëheqje, nuk mund të mbajë në detyrë njeri mezor”, u shpreh Gjata në një lidhje telefonike për Fax Neës.
‘’Presidenti nuk mund të funksionojë si një noter i presidentit, i cili mund dhe ta kthejë një figurë për shkak se nuk përmbush disa kritere. Kryeministri vertet mund të bëjë propozime, po mbetet në diskresionin e presidentit që të mos e hedhë firmën për persona që i sheh me problem. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm dhe prandaj presidenti po tregohet shumë i rezervuar”, u shpreh më tej Gjata.
(E.K/FAXWEB.AL)