Drejtorit i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratës të Presidencës për zv/ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Fuga ndër të tjera thekson se Kuvendi ka fjalën e fundit dhe se Presidenti i Republikes, nuk do të ketë asnjë arsye të lëkundet në bindjen e vet për respektimin e Kushtetutës dhe do ta dekretojë Ministrin e Brendshëm. Drejtorit i Komunikimit në Kryeministri ‘nënvizon’ në deklaratë se Meta nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeministri, përkundrazi ka qenë vetë Rama ai që i ka kërkuar një takim sqarues Presidentit,
Pak momente më parë në një njoftim nga Presidenca thuhej qartësisht se prioritet mbetet zbatimi rigoroz i Kushtetutës, por edhe moscënimi i Sigurisë Kombëtare, në të cilën Ministria e Brendshme ka një rol kyç.
Deklarata e Fugës
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar “pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve”, qe sipas tij, Presidenti i Republikes, “nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim”, siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem.
Duke nenvizuar se “herën e pare”, Presidenti i Republikes nuk ka kerkuar asnje lloj sqarimi nga Kryeministri, perkundrazi ka qene Kryeministri qe i ka kerkuar nje takim sqarues Presidentit, pas letres se derguar nga ky i fundit per te shprehur refuzimin e paargumentuar te gjeneral Sander Lleshit, si Minister i Brendshem, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do te marre pergjigje te qarta e te plota, lidhur me pyetjet e tij te derguara shkreserisht.
Jo vetem kaq, po ne funksion te adresimit shterrues te problemit, që Presidenti i Republikes nuk e ka ngritur si problem ne biseden me Kryeministrin, por e ka ngritur shkreserisht, ne forme pyetesori drejtuar Ministres se Mbrojtjes, vetem dje, Presidenti do te marre bashke me pergjigjet edhe nje zgjidhje shterruese, e cila nuk le me asnje shteg per interpretime te asnje lloji. Per asnje pale. Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar.