01:12 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dekretimi i Xhafajt, akt skizofrenik i Nishanit, tregoi se respekton Kushtetutën kundër ndërgjegjes së tij”

10:31 | 21/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Balla në krye të hetimit për CEZ, provokim për të poshtëruar Shkëlzen Berishën”

Nga Henri Çili

Presidenti Nishani, kundër ndërgjegjes së tij, por në respekt të Kushtetutës dekretoi ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa, i akuzuar si hetues i komunizmit dhe si individ që ka bërë gjykime politike dhe ka torturuar njerëz, të paktën sipas pretendimeve të palëve. Këto argumente ishin të mjaftueshme për presidentin Nishani për të mos firmosur në kuadër të sensibilitetit të lartë publik për këtë periudhë dhe për këtë pozicion, kandidaturën e Fatmir Xhafës si ministër, por Kushtetuta nuk e lejonte, sepse Kushtetuta kërkon që ministër të bëhet çdo individ që plotëson kriteret për të qenë deputet.

Nga pikëpamja e logjikës kemi të bëjmë me një akt “skizofrenik”. E them këtë në thonjëza, pasi nuk kam asnjë pretendim apo etiketim mbi shëndetin mendor të presidentit tonë të nderuar, por të bësh diçka dhe të argumentosh të kundërtën, të firmosësh dekretin e të mos jesh dakord me atë, është nga pikëpamja e metaforës një skizofreni politike.

Sepse, njeriu, aq më tepër një autoritet i lartë publik, duhet të vendosë në koherencë aktet dhe mendimet e tij. Nëse akti, në këtë rast firmosja e një ministri që vjen nga radhët e aparateve të diktaturës, është kundër ndërgjegjes tënde dhe të detyron të shprehesh publikisht, ka diçka që nuk shkon. Si i tillë presidenti kishte vetëm dy rrugë; ose të firmoste pa folur dhe t’i mbante mendimet për vete, ose nëse kishte një krizë kaq të madhe ndërgjegjeje duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos firmoste një ministër të tillë.

Si i tillë, akti i presidentit do të kishte të paktën një vlerë të madhe publike. Do të instalonte një përgjegjshmëri shumë më të madhe në republikën tonë, kur qeveritë apo kryeministrat do të kërkojnë emërimin e individëve për ministra me një moralitet të dyshimtë ose kundër disa parimeve shumë të rëndësishme për republikën, e cila vjen fill pas Republikës Popullore të Shqipërisë, ku hetuesit apo individët në aparatin e lartë represiv të diktaturës kanë një problem të madh moral njëzet e ca vjet pas rënies së komunizmit, në kushtet kur flitet për pastërtinë e figurave, hapjen e dosjeve apo shumë e shumë elemente të kësaj natyre.

Por le ta shohim nga pikëpamja neutrale aktin e presidentit. Presidenti, duhet të kishte ndjekur një prej linjave; ose një linjë të ftohtë institucionale dhe formaliste siç i takon rolit të presidentit në rastet e vullneteve të shprehura nga një autoritet tjetër siç është kryeministri për emërimin e ministrave të tij; ose ai do të ishte ngritur në lartësinë e një akti moral, duke refuzuar vazhdimin e detyrës për shkak të krizës së ndërgjegjes që e ka përfshirë, siç tregoi në fjalimin përkatës në konferencën për shtyp dhe të kishte dhënë një mesazh të madh publik.

Akti i dorëheqjes së presidentit Nishani dhe refuzimi i dekretimit të ministrit të Brendshëm ndoshta nuk do e kishte penguar esencialisht vajtjen e këtij ministri në zyrë ose përmbushjen e kryeministrit, por kjo do të ishte bërë kundrejt kostove apo pengesave aq të mëdha morale, sa do të ishte bërë vërtet një precedent në republikën tonë, që po flet përditë për pastërtinë e figurës, për një biografi të pastër, për përgjegjshmëri dhe për një mesazh moral. Kështu siç ndodhi, jo vetëm që kjo nuk u pengua, por edhe institucioni i Presidentit u dëmtua, për shkak të faktit se tregoi që kemi një president, i cili respekton Kushtetutën kundër ndërgjegjes së tij.

Sot në shoqëri të lirë, nuk mund t’i kërkohet askujt të bëjë veprime kundër ndërgjegjes së tij, as edhe një gazetari, jo më Presidentit të Republikës. Dhe së fundi, kauzës së demokratëve që përbën edhe një kauzë të rëndësishme të opinionit publik, presidenti i dalë nga radhët e demokratëve dhe i shquar vazhdimisht për njëanësi politike të dukshme, nga origjina e partisë, Nishani i dha një goditje finale, fatale. Sepse ai nuk u bë pengesë morale e një procesi të cilin demokratët e Shqipërisë, por edhe një pjesë e mirë e opinionit publik, opinionit gri, kishte: Mosardhja në radhët e qeverisë, e individëve të paktën me prova formale të punës në të tilla organe të diktaturës apo mbi pretendime të qytetarëve të caktuar, të cilat mbeten gjithsesi për t’u vërtetuar.

Mesazhi i aktit të presidentit Nishani për demokratët është tipikisht ky: Një president i emëruar dhe i dobët publikisht nuk e ka kurajën morale për të bërë akte të rëndësishme atëherë kur koha për një akt vjen.

Ky ishte rasti i artë i Nishanit të mbetej në histori si presidenti që instaloi një precedent. Jo gjithçka kalon, nëse do ta besojmë nga fjalimi i tillë se ishte në një krizë të vërtetë ndërgjegjeje dhe për këtë presidenti jepte edhe dorëheqjen. Kur Bujar Nishani u emërua President i Republikës erdhi si kandidaturë e minutës së fundit, e cila prishi çdo logjikë politike dhe konsensus të kohës. Atëherë pata shkruar një shkrim “Njeriu i mirë Nishani kundër interesit publik, kundër interesit të PD”. Ishte radha e PD-së të provonte shijen e hidhur të një presidenti, i cili gjatë gjithë viteve, nuk ndërtoi një personalitet në lartësinë e Presidentit të Republikës, përfshi këtu edhe njëherë për një çështje madhore me karakter moral, që i duhej partisë e cila e investoi dhe e çoi në atë post. Por në këtë rast i duhej jo vetëm asaj, por edhe opinionit të shëndoshë publik./ mapo.al

Etiketa: Bujar NishanidekretimFatmir Xhafajhenri cili
Pas

Bushati takime diplomatike në SHBA: Kush krijon dilema artificiale mbi reformën në drejtësi, vë në pikëpyetje të ardhmen tonë

Para

Me kokore dhe me kreun e Firenzes, ku ka shkuar Veliaj që me mëngjes (FOTO)

Para
Me kokore dhe me kreun e Firenzes, ku ka shkuar Veliaj që me mëngjes (FOTO)

Me kokore dhe me kreun e Firenzes, ku ka shkuar Veliaj që me mëngjes (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.