Pas Dashamir Tahirit e Shkëlqim Selamit, një tjetër deputet i maxhorancës rrezikon të humbasë mandatin. Nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia italiane.
Burime nga organi i akuzës i tha një televizioni informativ se deputeti ndaj të cilit po zhvillohen hetime nga sektori i Dekriminalizimit, është zgjedhur nga radhët e një prej partive në koalicion me Partinë Socialiste.
Nga informacionet paraprake rezulton se ai është dënuar në Itali, për akuzën e trafikut të drogës dhe çështje që lidhen me prostitucionin.
Verifikimet qe po kryhen janë në një fazë të thelluar pasi informacionet e siguruara deri në këtë moment duket se e kanë bindur prokurorinë të ndërmarrë hapa te mëtejshëm.
Burimet thanë se është vetëm çështje kohe dhe se prokuroria do të finalizojë procesin e verifikimit, për të nisur njëherazi hetimet ndaj deputetit në fjalë për akuzën e falsifikimit të formularëve, pasi dyshimet se ka fshehur rekordet kriminale në vendet e BE-së.
Duhet pritur publikimi i rastit nga Prokuroria e Përgjithshme për të mësuar emrin e deputetit në fjalë.
Tahiri dhe Selami të cilët u zhveshën nga mandati i janë drejtuar gjykatës Administrative duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KQZ-së. (A.R/SHUPLAKA)