01:47 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dekriminalizimi/Tre deputetë japin shenjat e gishtave në polici, Fufi dhe Gaçi: Jemi të pastër!

16:18 | 22/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dekriminalizimi/Tre deputetë japin shenjat e gishtave në polici, Fufi dhe Gaçi: Jemi të pastër!

Tre deputetë kanë rregjistruar shenjat e gishtave në polici, pas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin. Tre deputetët në fjalë janë Artan Gaçi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi, të cilët janë paraqitur pranë Institutit të Policisë Shkencore për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe profilet e tyre fotografike.

Ky i fundit ka deklaruar se shenjat e gishtave i ka dhënë që një ditë më parë dhe nuk ka asnjë rekord kriminal, prandaj është i hapur për hetime.

“Po. Vajta dhe i dhashë shenjat e gishtërinjve të martën në orën 19:00. Jam mes deputetëve që e kanë votuar ligjin e Dekriminalizimit dhe po e zbatoj atë. Dua të garantoj se nuk kam asnjë rekord kriminal as në Shqipëri, e as në ndonjë vend të huaj. Jam i hapur për hetime”, tha Fufi.

Ndërkohë kërkesës së Prokurorisë iu përgjigj edhe deputeti socialist Gaçi, i cili deklaron se pret një përgjigje nga Prokuroria.

“Iu përgjigja i pari dhe brenda një ore kërkesës së Prokurorisë. Pres përgjigje urgjente. Hajdutët dhe kriminelët nuk më njollosin dot”, tha Gaçi, duke shtuar se “pasi të flasë Prokuroria do të shprehem unë”.

Një tjetër deputet që pritet të dorëzojë shenjat e gishtave është edhe Aqif Rakipi i PDIU-së, i cili deklaron se: “Shenjat e gishtërinjve i kanë. Megjithatë, unë do të paraqitem sipas kërkesës së Prokurorisë. Për gjithçka tjetër mund të them që është show mediatik”.

Mësohet se shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë e deputetëve do t’i agjencive europiane të zbatimit të ligjit, për krahasim. Kjo sepse këta deputetë dyshohen të kenë kryer vepra penale në shtete të tjera.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 40 zyrtarë të niveleve të ndryshme të administratës, pasi dyshohet se kanë modifikuar të dhënat e dorëzuara në formularin e vetëdeklarimit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan gaceMhill FufiOmer Mamo
Pas

Prokuroria e Përgjithshme: 40 procedime për zyrtarë të administratës, midis tyre një nga “Tatimet”

Para

Rama: Të gjitha ndërtesat në vend do të dokumentohen me koordinata të sakta në kadastër

Para
Grabitja, Rama: Policia dhe qeveria u sulmuan nga opozita sikur të ishin autorë, ishte e  organizuar me ndihmë nga brenda insitucioneve (VIDEO)

Rama: Të gjitha ndërtesat në vend do të dokumentohen me koordinata të sakta në kadastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.