23:49 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Del data e inaugurimit të East Gate Mall në Shkup, atraksion edhe për Tiranën e Prishtinën

13:12 | 15/10/2021
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Del data e inaugurimit të East Gate Mall në Shkup, atraksion edhe për Tiranën e Prishtinën

Qyteti i Shkupit po shndërrohet në një qytet shumë dinamik me premisa të shëndosha për progres dhe prosperitet, dhe këtë tetor do të hapë dyert e qendrës së re tregtare, në vitrinat e së cilës do të gjeni mbi 220 marka të famshme në nivel global dhe rajonal.

East Gate Mall do të hapet për publikun më 29 tetor 2021 dhe do të karakterizohet nga një ofertë e jashtëzakonshme që sjell së bashku më shumë se 220 marka të mëdha globale dhe rajonale nga të gjitha kategoritë, duke filluar nga moda, restorantet, pajisjet elektronike, arredimi i shtëpisë, lodrat për fëmijë, e deri te kinematë dhe argëtimi. Disa nga markat më të famshme që
do të gjeni në këtë qendër tregtare janë: Zara dhe Zara Home, Armani Exchange, Calvin Klein, Sinsay, Mango, XYZ, KIKO, Reserved, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset, Patrizia Pepe, Valentino, Tods , Furla, Neptun Electronics, Kiko Milano, DSquared2, Pandora, Massimo Dutti, De Facto, Madame Coco, Babor Cosmetics, Prenatal dhe shumë të tjera.

Në këtë qendër, të gjitha grupet e shitjes me pakicë që operojnë në nivel botëror vijnë me një portofol të plotë, të tilla si Inditex-i dhe LPP-ja. Dyqanet kanë përmasa mbresëlënëse pasi shtrihen në një sipërfaqe prej afërsisht 2000 m2. Vendndodhja e kësaj qendre tregtare përbën një avantazh të madh pasi East Gate Mall ndodhet vetëm 5 minuta larg qendrës së kryeqytetit maqedonas, shumë pranë autostradës M4, e cila kalon në zemër të rrugëve ndërkombëtare. East Gate Mall është një ndërtesë 5-katëshe, me një hapësirë prej mbi 57,000 m2 për dyqane për shitje me pakicë dhe plot 2000 vende parkimi, duke e kurorëzuar si qendrën më të madhe tregtare në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin pranë saj. Numri i vizitorëve në vit në East Gate Mall është përllogaritur të jetë 12 milionë.

Përveç vendndodhjes strategjike dhe markave unike, East Gate Mall të lë mbresa të mëdha me arkitekturën e saj moderne, ku çdo segment i fasadës, përmes harqeve madhështorë dhe vitrinave dhe dyqaneve elegantë, shesheve të gjera dhe oazeve për relaks dhe pushim, të krijon ndjesinë e të qenit në qendër të botës. Përvojën unike të blerjeve mund ta shijoni edhe më shumë
falë ofertave të larmishme të bareve dhe restoranteve ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë kuzhina të ndryshme nga e gjithë bota dhe të kënaqen me të gjitha ndjesitë që u dhurohen, dhe në kinematë moderne do të mund të shijohen
ndryshe edhe filmat. Është një vend ku padyshim do të ndjeni se ju, dëshirat dhe pritshmëritë tuaja janë qendra e botës. East Gate Mall është një investim i Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha rajonale të investimeve.

Pas

Bënte ‘namin’ me shpërndarjen e kokainës në qytet, arrestohet 56-vjeçari në Berat (EMRI+DETAJET)

Para

3 gratë e zodiakut, hakmarrjes së të cilave nuk i shpëton askush dhe mbajnë inat gjithë jetën

Para
3 gratë e zodiakut, hakmarrjes së të cilave nuk i shpëton askush dhe mbajnë inat gjithë jetën

3 gratë e zodiakut, hakmarrjes së të cilave nuk i shpëton askush dhe mbajnë inat gjithë jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.