Ish-zëvendës/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte e ftuar këtë pasdite në studion e lajmeve të Fax News ku foli për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me arsimin, problemet në shkolla, infektimin e nxënësve në gjimnazin e Fierit, skandalet seksuale apo politikat arsimore të qeverisë.
Malaj vlerëson se mësuesi sot është i nënvlerësuar, i papaguar, nuk trajtohet me dinjitet dhe nuk kanë statusin që ju takon.
“Sot mësuesi nuk ka statusin që meriton. Dikur mësuesi kishte pagën shumë të lartë, sot atyre nuk u është rritur paga vetëm sa u është indeksuar. Dikur gëzonte të gjitha statuset dhe të drejtat, sot fatkeqësisht nuk u realizohet e drejta e transportit. Dikur nuk trajtohej si një qënie pa dinjitet. Dikur profesionin e tij e kishte misionari, sot e shikon si mundësi përfitimi dhe e kemi parë përmes rasteve konkrete. Dikur nuk të kalonte nëse nuk lexoje të paktën 100 libra në jetën tënde, sot në orën e parë me studentët që i pyeta për një libër, nga studentët e mi askush nuk e kishte lexuar, tek-tuk ndonjëri e kishte parë filmin”, tha Malaj.
Në këtë kuadër, ajo theksoi se mësuesi është kthyer në nëpunës që përpunon dosje duke shtuar se ka një peshë shumë të madhe përveç të tjerave.
“Sot mësuesi po bën një gjë përtej forcave të tij, është lënë jashtë vëmendjes, është parë si pjesë e gjësë por jo edhe si objekt dhe subjekt. Është kthyer si nëpunës që përpunon dosje. Ka një peshë shumë të madhe, peshën e stresit kombëtar dhe e ka bërë të pamundur t’u përgjigjet problematikave mes dilemës të ikim apo të qëndrojmë. Sot mësuesi është përballë frikërave dhe dilemave të moshës, sepse adoleshenca vjen më shpejt se dikur, përballë frikërave të konsumimit të drogërave nga adoleshentët”.
Malaj ka dënuar mënyrën se si iu janë përgjigjur autoritetet përkatëse skandaleve seksuale apo helmimit të nxënësve në shkollë, duke evidentuar edhe rastin e drejtoreshës së Zyrës së Arsimit në Fier e cila bërë një 17-vjeçare shtatzënë për të justifikuar skandalin me helmimin e nxënësve.
“Shkolla është dritarja ku të gjitha problemet mbarsen edhe aty. Këtu nuk kemi të bëjmë me faj kolektiv por me pavëmendje të institucioneve. Minimalisht institucionet e arsimit duhej të kishin dalë me disa deklarata. Çfarë mund t’i ndodhi një vajze 16-vjeçare në gjithë këtë kalvar. Si mundet që bisedat deri në banalitet të diskutohen dhe të quhen pa mësues. Vetë mjedisi i krijuar atje është aq i rëndë. Në emër të psudo-profesionalizmit ushtronte dëshira seksuale që të bëjnë të ndjehesh pa sy, pa gojë dhe pa veshë. Tashmë është frikë përballë këtyre frikërave dhe e keqja ka zënë radhë. mundohemi të mbyllim të vërtetat kur në fakt të vërtetat janë në publik. Minimalisht zyra Rajonale duhet të dali të thojë disa të vërteta për të qetësuar prindërit. Ose del dhe thua se vajza është shtatzënë, ndërsa nuk ke informacion. Kemi realisht një shtet të kapur që nuk ka përgjegjësi për qytetarët”.
“Presidenti thirri një tubilm në mbrojtje të Kushtetutës, dhe unë mendoj se të gjitha këto situata referohen tek Kushtetuta, pasi shteti ka detyrimin dhe duhet t’i krijojë garancinë fëmijës, qetësinë prindërit, raportin e sigurt atyre që punojnë brenda dhe duhet bërë transparenca e plotë, dhe nuk është turp të kërkosh falje publike sepse jam e bindur se as ministrja dhe askush nuk e dëshiron këtë barrë dhe të mos hidhen nëpër deklarata politike.
Media nuk kryqëzoi asnjë, vuri në dijeni faktet dhe duheshin bërë të gjitha veprimet ligjore dhe juridike. Drama nuk zgjati vetëm një moment, u bë tragjedi duke u përsëritur për herë të dytë. Është një çështje që i takon hetimit. Nëse janë nxënësit që e kanë bërë, situata do të jetë edhe më e rëndë, duhet gjetur thelbi i problemit. Nuk e di nëse do të ketë kapacitete për ta bërë. Nuk e meriton populli shqiptar ta trajtosh arsimin si të njerkës, për arsye se populli shqiptar është një nga popujt që më së shumti prindërit investojnë për arsimimin e fëmijëve. E gjithë drama e këtyre prindërve që janë gati të vënë jetën e tyre në barkën e kredive, për të humbur gjithçka të tyre për të arsimiuar fëmijët, dhe ti si shtet e shikon arsimin për të bërë reforma si të të dalin përpara, është një mallkim që nesër ta japin prindërit”, vijoi më tej Malaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)