Ka dalë tashmë ekspertiza mbi vdekjen e Blerta Pepës, 16-vjeçares, e cila humbi jetën dy ditë më parë gjatë një operacioni në gju në spitalin Continental në Tiranë.
Sipas ekspertizës, 16-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të hipetermisë.
Në fillim pati dyshime se nuk është përdorur ilaçi Dantrolen, por pas ekspertizës rezultoi se ky medikament është përdorur gjatë operimit por nuk ka dhënë efekt.
Si e shpjegoi dje spitali Continental komplikacionin:
Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.
Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së.
Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.
(M.D/Shuplaka)