Mbrëmjen e djeshme në Velipojë u regjistruan të shtëna me armë zjarri që lanë pas një të plagosur. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia që bën të ditur se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka. I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.