Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Lezhë ku është qëlluar për vdekje një oficer i policisë Saimir Hoxha.
Aldo Rama, 21 vjeç, dyshohet se ka qëlluar duke e lënë të vdekur në krye të detyrës pasi 44-vjeçari efektiv policie po bënte kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë.
Informacione të siguruara nga Fax News bëjnë me dije se Ado Rama është person problematik, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh. Fotoja e autorit të dyshuar i janë shpërndarë të gjithë strukturave të policisë e cila po kontrollon të gjithë zonën.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.
Kush është oficeri i krimeve të rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë (FOTO)