00:48 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Del fotoja/ Kush është i forti i Shkodrës që u vu dy ditë më parë në pranga, të vëllanë ia vranë disa vite më parë. Zbulohet pasuria e tij e majme

12:31 | 27/01/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu vjedhje me armë në Itali, ‘Shqiponjat’ kapin 23-vjeçarin në mes të Shkodrës. Mund të dënohet me 20 vite burg

Foto ilustruese

Është publikuar fotoja e Bledar Cafit ose (Lulzim Halilaj), personit që konsiderohet nga Policia e Shtetit, si një nga “të fortit” e qytetit të Shkodrës. Cafi është vëllai i Shkëlqim Cafit, i vrarë disa vite më parë qytetin verior.

Ai u arrestua dy ditë më parë brenda në qytetin e Shkodrës, për shkak të një dënimi të marrë në mungesë, me 4 vjet e 2 muaj burg, për tregtim të drogës në Itali. Sipas burimeve të policisë lokale, personi Cafi është njëri nga drejtuesit e klanit “Cafi” në Shkodër, dhe rezulton me disa biznese në këtë qytet.

Edhe pse prokuroria e Shkodrës dhe së fundmi OFL, kanë marrë nisma ligjore për të hetuar Cafin, për sa i përket “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të gjitha nismat kanë qënë pa rezultat.

Pritet që brenda kësaj jave, Cafi të dalë para gjykatës së Shkodrës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” me afat, që do kërkojë prokurori i çështjes Xhevahir Lita.

Ndërkohë organi i akuzës është në pritje të mbërritjes së letërporosisë nga drejtësia Italiane, për të mësuar nëse autoritet e këtij shteti do kërkojnë ekstradimin e këtij personi apo njohjen e vendimit të dënimit Italian, në Shqipëri.

Pronat e Bledar Cafit

Rezulton se Bledar Cafi së bashku me 6 anëtarë të familjes së tij, është aksioner në një kompleks biznesesh të quajtur “Prince of Lake” në Shkodër. Ky biznes është legalizuar në vitin 2011 dhe kaluar në bashkëpronësi në vitin 2017. Mbi këtë pasuri është ngritur resorti “Prince Of Lake”, i cili përbëhet nga disa biznese si lavazh, Bar-Kafe, Restorant dhe hotel. Ndërkohë që një biznes tjetër në emër të Bledar Cafit, është zbuluar në Shkodër dhe bën fjalë për tregtinë e peshkut. Gjithashtu, Cafi zotëron 45 për qind të aksioneve në kompaninë e peshkimit “Dajlani” në Shkodër.

Rezulton se Bledar Cafi, që prej prillit 2018 disponon një aktivitet tregtar në lagjen “Sulo Halili” me objekt “Tregtim artikuj ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

Cafi në database e policisë gjermane, franceze dhe belge

Cafi në vitin 2008  ishtë shpallur në kërkim pasi dyshohej se ishte pjesëmarrës, në një vrasje në bashkëpunim, por më pas u shpall i pafajshëm në vitin 2009. Në një shkresë të Interpol Tiranës dërguar prokurorisë Shkodër thuhet se:“…Bledar Cafi prej datës 29 shtator 2008 deri në 4 dhjetor 2009 ka qenë person në kërkim me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai ka fituar në datën 23 nëntor 2009 betejën ligjore duke u shpallur I pafajshëm për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim…”.

Ndërkohë e njëjta shkresë e Interpol Tirana, tregon se: “…Bledar Cafi në vitin 2012 njihet në databazën e policisë gjermane me emrin Lulzim Halilaj, dhe është njohur më “Vjedhje” e “Rrëmbime” të kryera gjatë vitit 1998, por nuk jepen të dhëna të tjera për arrestimin ose dënimin e tij në Gjermani…”.

Ndërsa Interpol Zagrebi, ka njoftuar prokurorinë shqiptare, se për Bledar Cafin, nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal. Interpol Brukseli,i cili tregon se:”…Bledar Cafi njihet në databazën e policisë belge për çështje droge të kryera në vitin 2012…”.

Një tjetër informacion për Bledar Cafin, të “fortin” e Shkodrës, ka mbërritur për policinë shqiptare dhe nga Interpol Parisi. Kjo zyrë policore tregon se:“…në vitin 2012 Bledar Cafi, ka banuar në Lyon të Francë dhe kishte në pronësi një mjet tip “Renault Laguna” dhe një “Opel Corsa…”.

Interpol Parisi i tregon policisë shqiptare se:”…Bledar Cafi, gjatë kohës që ka qëndruar në Francë, në datën 7 tetor 2009 është marrë në pyetje nga policia Franceze për një hetim me objekt “Shfrytëzim prostitucioni…”.

Njëherësh kjo zyrë policore në Francë, tregon se:”…Bledar Cafi, rezulton i regjistruar në listën e personave të kërkuar me shënimin “I detyruar të largohet nga vendi…”, shënim ky që rezulton të jetë bërë nga policia në datën 4 korrik 2011.

Ndërkohë arrestimi i tij më 25 janar 2021 është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, informoi policia shqiptare. 41 vjeç, banues në Shkodër ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana. Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali”.

Burimi: Ora news

Pas

“S’ka vend për alarm”, mjeku Dasho flet për infektimin e Piperos. Ja çfarë thotë për ardhjen e variantit të ri të virusit në Shqipëri

Para

“Është 100% efikas”, britanikët po ”çmenden” pas këtij ilaçi, u përdor dhe nga vetë Trump

Para
“Është 100% efikas”, britanikët po ”çmenden” pas këtij ilaçi, u përdor dhe nga vetë Trump

"Është 100% efikas", britanikët po ''çmenden" pas këtij ilaçi, u përdor dhe nga vetë Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.