Mbrëmjen e sotme është publikuar fotoja e Ardian Çapjas, pasuria e të cilit është objekt i ligjit OFL, i cili shfaqet me krah për krah me kryeministrin Edi Rama.
Gazetari Artan Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate. Nga ana tjetër shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.
“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.
Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli. Ndaj Ardianit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit.
Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista, ky person akuzohet se në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjesh nga 2009-2016. Këtij personi është bërë dy herë atentat. Realisht, nuk ka dënim. Zëdhënësja e KÇK-së e ka përcaktuar qartë që ky person dhe fisi i tij janë objekt i ligjit. Ky personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qenë në resortin e tij”.” tha Hoxha.