Ndërkohë që Prokuroria e Pergjithshme ka nisur hetimet për Alfred Pezën në skenë ka dalë dhe ish-gruaja e tij Adelina Toli.
“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza” mësohet se është shprehur ajo para prokurorëve që po hetojnë dosjen, raporton ‘’ReportTv’’.
Pas publikimt të lajmit se gruaja e tanishme e Alfred Pezës, Mirela Ndini ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në Shqipëri, prokuroria nis hetimet. Kjo për faktin e thjeshtë se ka një mospërputhje mes deklaratës fillestare të pasurisë që Peza ka bërë dhe shifrës së blerjes së aksioneve.
Roli i gruas së parë në këtë proces mendohet se ka të bëjë me shtrirjen e hetimit të pasurisë së Pezës dhe për periudhën përpara se të zgjidhej deputet. Në momentin e ndarjes me Adelina Totin, Peza deklaronte se nuk kishte mundësi të paguante 5 mijë lekë të reja për djalin e tij. (E.K/SHUPLAKA)