Panik dhe tmerr kanë përjetuar pasagjerët e një avioni në Turqi. Avioni i linjës Ankara-Trabzon ka dalë nga pista teksa po bënte uljen. Fatmirsisht nuk raportohen të dëmtuar apo viktima.
Në bordin e avionit mësohet se kanë qenë plot 162 paragjerë 2 pilotë dhe 4 stuardesa.
Avioni nuk ka mbajtur dot frenat dhe ka dalë nga pista duke u nisur drejt detit, por 25 metra pa përfunduar në det, mrekullisht është ndalur.
Qytetarët janë shprehur se kanë përjetuar 15 minuta panik, pasi dera nuk po hapej dhe të gjithë po prisnin që të shpërthente avioni pasi ka filluar që të vijë era e karburantit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30. Në mesin e personave që kanë qenë brenda në avion, dëgjohen edhe të qarat e disa fëmijëve.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=Kd4jDN6FVXY