14:10 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Del nga shinat treni Athinë-Selanik, shpëtojnë mrekullisht shqiptarët

13:30 | 14/05/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Del nga shinat treni Athinë-Selanik, shpëtojnë mrekullisht shqiptarët

Ende i trembur dhe i shokuar, një prej dy shtetasve shqiptarë që kanë shpëtuar për mrekulli nga aksidenti tragjik me një tren të linjës Athinë-Selanik, që ka ndodhur rreth orës 10 të mbrëmjes së të shtunës, përshkruan me pak fjalë para kamerave televizive çastet e frikshme.

Treni me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në zonën e quajtur Adhentro, në perëndim të Selanikut, për arsye që ende nuk dihen, ndërsa lokomotiva e tij është përplasur me një shtëpi, duke  shembur pjesën më të madhe dhe duke hyrë deri në mesin e saj.

Shtëpia u ishte dhënë me qira kohë më parë, dy emigrantëve shqiptarë, të cilët kur ka ndodhur përplasja, kanë dalë të tmerruar nga pjesa e banesës që nuk është shembur.

“Po flinim. Pastaj u zgjuam dhe pamë këtu trenin dhe më pas u larguam”, ka thënë emigranti shqiptar.

Sipas policisë dhe organeve spitalore, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa nga 7 persona që po trajtohen në spitalet e Selanikut, dy prej tyre janë në gjendje serioze për jetën.

Në vendgjarje kanë operuar 21 makina të Repartit të Zjarrfikësve, me 45 njësi zjarrfikës, që kanë nxjerrë pas 4 orësh të gjithë pasagjerët nga vagonët e përmbysur, që janë përplasur me disa shtylla të linjave elektrike.

Shkaqet e aksidentit tragjik ende nuk dihen, ndërsa ekipe specialistësh të kompanisë së hekurudhave kanë filluar hetimet. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: selanikselanik-athinetreni
Pas

‘’Ramush Haradinajn nga Franca e liroi gruaja e Tony Blair’’, mediat serbe shkruajnë sot në faqet e para

Para

Geti dedikim Marinës pasi e pa me fustan të bardhë, si i përgjigjet moderatorja

Para
Geti dedikim Marinës pasi e pa me fustan të bardhë, si i përgjigjet moderatorja

Geti dedikim Marinës pasi e pa me fustan të bardhë, si i përgjigjet moderatorja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.