Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka thënë se Champions League duhet të jetë prioritet për ish-klubin e tij që bëri blerjen më të bujshme duke transferuar Cristiano Ronaldon.
Dy finale të humbura të Ligës së Kampionëve në vitin 2015 dhe 2017, kanë bërë që skuadra bardhezi të bëjë përforcime të mëdha për të synuar triumfin në kompeticionin e rëndësishëm europian.
“Juventusi kishte një skuadër shumë të fortë, por tani me Ronaldon janë edhe më të mirë. Ai do të jetë në gjendje ta ndihmojë Juventusin në Evrope. Titulli i Champions Leagues është prioritet dhe Ronaldo do ta ndihmojë shumë”, është shprehur Del Piero.”
Juventusi e ka dominuar futbollin italian gjatë sezoneve të fundit, duke e fituar titullin e Serie A-së për 7 vitet e fundit radhazi.