Këngëtari Ardian Trebicka i cili do të bëjë së shpejti një koncert recital në Tiranë ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’. Për këtë arsye, Rudina e ktheu pas në kohë Ardianin duke transmetuar një video të recitalit të këngëtarit të mbajtur në vitet 2000.
Recitalin asokohe e prezantonte Rudina dhe përpara se të transmetohej video moderatorja u shpreh me humor se i duhej kurajo për ta parë veten si ka qenë asokohe.
“Donim të sillnim një fragment nga interpretimi yt dhe thashë po unë pse mos ta kujtoj pak veten time si kam qenë atë kohë. Kur e pashë veten thashë duhet kurajo, do bëj si do bëj dhe do ta transmetoj”, u shpreh Rudina.
Pas transmetimit të videos, Rudina mbuloi fytyrën me duar dhe tha: “E tmerrshme. Megjithatë fustani më pëlqente shumë dhe tani që e shikoja thashë sa fustan i bukur. Ka qenë një kujtim i bukur për mua”.
(M.Q/Faxweb)