Mediat greke kanë nxjerrë videon e vrasjes së bosit të mafias dhe krimit Vassilis Stefanakos, më datë 17 janar të këtij viti.
Vrasja e tij bëri bujë në Greqi nisur nga e shkuara e Stefanakosit, i cili një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në burgje me një serë akuzash, siç është drejtimi i strukturave kriminale, vrasje, trafik armësh, trafik droge, etj. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.
Atentatorët, po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi të lëngshëm.
Dy persona kryen ekzekutimin e tij dhe në momentin kur e kanë parë të dalë, njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe është drejtuar për tek viktima, ndërsa tjetri është afruar me motor për të marrë shokun e tij duke u larguar prej aty me shpejtësi.
(M.Q/Faxweb)
http://www.dailymotion.com/video/x6edydu