Është publikuar një video nga lufta në Kosovë, e cila është xhiuar më 9 janar të vitit 1999 në Sllapuzhan të Suharekës, transmeton Gazeta Metro.
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi më 28 shkurt të vitit 1998, në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë kësaj lufte u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’së e të tjerët qytetarë të thjeshtë si dhe ishin të zhdukur rreth 5 mijë njerëz.
Në tërë Kosovën kishte luftë ashtu si edhe në territorin e Suharekës, konkretisht në fshatrat Duhël, Bllacë, Budakovë, Maqitevë dhe Sllapuzhan ku ishin zhvilluar luftime të ashpra të UÇK’së me forcat serbe.
Në internet janë publikuar pamje ku shihet se si nënat dhe gratë largohen me frikë nga fshati i tyre me fëmijët në dorë.
Më pas shihen edhe disa ushtarë të UÇK’së që janë në vëzhgim të armikut.
Më poshtë keni pamjet: