Një tjetër incident është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku anëtarë të partisë socialiste janë përpjekur të ndalojnë simpatizantët e LSI-së të shkojnë të votojnë.
Ngjarja është shënuar në lagjen numër 18 në tiranë, ku sipas burimeve për “Shuplaka”, afër kopshtit në këtë lagje anëtarë të PS-së, kanë tentuar t’i intimidojnë simpatizantët e LSI-së që të mos shkojnë në votim. “Shuplaka” sjell edhe një video të këtij rasti.
Dita e sotme është shënuar me njaft incidente, ku deri më tani më i rëndi është dhunimi i mbështetësit të LSI-së në Lezhë, i cili është dërguar i gjakosur në spital. (D.D/shuplaka)
Discussion about this post