Ditën e sotme në Shqipëri mbërriti një delegacion me katër senator të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët u takuan sot me Presidentin Ilir Meta dhe politikanë të tjerë nga qeveria dhe opozita.
Lidhur me këtë vizitë të senatorëve në Shqipëri, Ambasada Amerikane zbulon detajet. Sipas ambasadës, takimet kanë pasur në fokus qëllimin për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, njëlloj siç u njoftua edhe nga zyra e shtypit të presidentit.
“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, zbulon ambasada amerikane. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post