Delin Hajdaraj,ishte një nga shumë të kërkuarit e policisë për tre vrasje pranë ‘’Ujit të Ftohtë‘’ në Vlorë, ndërkohë që zbulohet edhe shkaku që e ccoi policinë në zbulimin e tij. Ka qenë një person shumë i afërt me të e konkretisht i vëllai ai që e ka nxjerrë zbulluar.
Ndërkaq, burime nga grupi hetimor për një të përditshme bënë të ditur se kanë qenë dërgesat e herëpashershme të vëllait ato që “tradhtuan” të shumëkërkuarin. Sipas të dhënave, që pas krimit policia ka mbajtur në vëzhgim edhe dërgesat e familjarëve të tij. I vëllai rezulton të ketë dërguar disa herë para nga Brukseli, ndërsa agjentë të policisë kanë mbajtur në vëzhgim personin, një i afërm i familjes i cili i tërhiqte paratë.
Duke mbajtur në vëzhgim këtë të fundit, agjentët kanë mbërritur te pallati në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se i kërkuari fshihej pikërisht në këtë pallat. Prej ditësh ai është mbajtur në vëzhgim me të gjitha lëvizjet që kryente, ku janë zbuluar edhe banesat e tjera. Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmë nga forcat speciale në Tiranë për të kryer ndërhyrjen, operacion që përfundoi me sukses mbrëmjen e së enjtes. (E.K/SHUPLAKA)