Një qytetar në Delvinë ka dorëzuar vullnetarisht armën e tij në Komisariatin e Policisë Delvinë. Mësoher se shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka dorëzuar armën e zjarrit dhe fishekët.
“Shqipëria pa armë” është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme, për të cilën ministri Saimir Tahiri ka folur gjerësisht.
Ministri i Brendshëm ka bërë thirrje që qytetarët të dorëzojnë vullnetarisht armët pa leje që nga viti ’97.
“Një Shqipëri pa armë. Ne na duhet një Shqipëri e kulturës, e librave, e sportit, por nuk na duhet një Shqipëri me armë. Ka 20 vite që nga ’97, që Shqipëria e ka këtë problem, me armë të paligjshme që gjenden në duart e qytetarëve. Policia do të trokasë derë më derë në të gjithë Shqipërinë për të ftuar qytetarët të dorëzojnë armët. Sot me ligjin që kemi miratuar, ai që dorëzon armën nuk dënohet”, është shprehur ndër të tjera Tahiri. (XH.A/SHUPLAKA)