14:24 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Demagogjitë nuk votohen!

23:05 | 16/12/2016
në Te Gjitha
0
Demagogjitë nuk votohen!

Nga Klodian Tomorri

Lexova një shkrim të kolegut Andi Bejtja, që kritikonte Lulzim Bashën se pse nuk e mobilizoi opozitën dje në Parlament për të votuar nismën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për koncesionin e laboratorëve.

Besoj se mendimin që opozita duhet të jetë shumë më tepër aktive në Parlament e ndan një pjesë e madhe e opinionit publik. Por në këtë rast akuzat ndaj saj janë të padrejta.

Amendamenti i propozuar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në rastin më të mirë ishte nul, ndërsa në skenarin më realist ai është një akt i pazbatueshëm.

Së pari koncesioni i laboratorëve nuk ekziston. Një ligj, kontratë apo koncesion që nuk ekziston nuk mund të amendohet. Është e pamundur teknikisht.

Së dyti, mënyra se si ishte formuluar amendamenti ishte e gabuar. Formulimi ishte që fondet e parashikura për koncesionimin e laboratorëve alokohen në programe të tjera. Ky formulim praktikisht definanconte tërësisht shërbimin laboratorik në vend edhe sikur ai të mos jepej me koncesion. Pra ai i hiqte fondet laboratorëve edhe po të mbeteshin në administrim shtetëror siç janë sot.

Deputetët e Partisë Demokratike që ishin në sallë, 25 në total, e votuan amendamentin. Por edhe ata ishin të vetëdijshëm se kanë votuar një nonsens.

Nëse LSI do të donte me të vërtetë të bllokonte transferimin tek privatët të shërbimit shtetëror laboratorik ka një rrugë tjetër. Ajo është avancimi në Parlament i një moratoriumi që bllokon çdo koncesion për një periudhë një vjeçare, ose të paktën deri pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Dhe LSI e ka mundësinë që t’i imponohet aleatit të saj në qeveri, Partisë Socialiste për këtë çështje. Nëse Partia Socialiste nuk do e pranonte nismën, atëhere kjo duhet të shoqërohej me pasoja më të mëdha.

Në thelb, kjo është një nismë fiskale. Kur partitë që bashkëqeverisin kanë mosmarrëveshje për politikën fiskale, atëhere koalicioni bie automatikisht. Një koalicion mund të ketë ndasi për politika apo çështje të caktuara. Por kur ka divergjenca për politikat fiskale dhe buxhetore, nuk ka më maxhorancë. Qeveria bie.

Kjo është rruga për të bllokuar koncesionin e laboratorëve apo çdo koncesion tjetër. Çdo veprim tjetër është thjesht demagogji elektorale. Dhe demagogjitë nuk mund të votohen. Aq më tepër nga një opozitë.

 

 

Pas

Supermodelja Irina Shayk poza të ‘nxehta’ në plazhin e Tahitit (VIDEO)

Para

Clinton “justifikohet” për humbjen: Më bëri komplot Rusia dhe FBI

Para
BISHTI I QENIT DHE LENINISTËT AMERIKANË TË HILLARISË…

Clinton "justifikohet" për humbjen: Më bëri komplot Rusia dhe FBI

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Lezhë/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.