Ilir Demalia, një nga protagonistët e ngjarjeve të viteve ’90 ka reaguar lidhur me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një status në Facebook, Demalia shkruan se aktorët janë mësuar me qylin komunist dhe me pensionet speciale.
Sipas tij, propozimi i Gëzim Kames për të ndërtuar Teatrin tek Lulishte “Skënderbeu” është shenjë marrëzie.
Demalia thotë se aktorët po shiten si ajka e kombit, megjithëse janë një grup njerëzish që kanë ngrënë qyl dhe kanë bërë pallë.
Reagimi i plotë:
“Gëzim Kame, paska shkuar…. Sapo e pashë tek “Studio e hapur”, Kame don të ngrejë Teatrin tek lulishte Skenderbeu!!! Skënderbeun ta çojmë ke Mali me Gropa dhe ke gropa Skëndërbeut të mbjellim Kamen me akotorët dhe artistët e Teatrit. Mirë këta, po shteti përse duhet të mbajë me rroga e djeta e fonde këta?!! Artistët të bejnë teatër apo film, ta shesin dhe të fitojnë dhe të jetojnë.
Ky është kapitalizmi dhe tregu-lirë. Po këta duan qylin komunist se atë kanë luajtur dhe vënë në skenë dhe janë nderuar e vazhdojnë të nderohen me tituj e pensione speciale. Ky grup njerëzish që kanë nje jetë që kanë ngrënë qyl duke bërë pallë, po na shiten dhe si ajka e kombit dhe heronjtë e kombit!!! Këta me artin e tyre i kanë shërbyer të keqes deri ne 1990, idelogjisë kriminale me filma dhe drama. Pas 1990 janë në shërbim të keqes tranzicionale për një copë rrogë. Shkoni ore punoni apo krijoni se nuk keni bërë vezën e kuqe që të pagueni nga taxpaguesit e një populli te mjerë, ku në këtë mjerim është dhe kontributi juaj me ato filma e drama e art qe keni bërë si dje dhe sot.”
(F.G/Faxweb.al)