05:14 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demarkacioni/ Boiken Abazi: Është një mashtrim, “rrengu” në marrëveshje

14:43 | 17/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demarkacioni/ Boiken Abazi: Është një mashtrim, “rrengu” në marrëveshje

Sekretari i marrëdhënieve me Jashtë në Vetëvendosje Boiken Abazi i ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar deklarata e përbashkët e nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij Vujanoviç për demarkacionin është një mashtrim.

Ai tha se kjo deklaratë rikonfirmon marrëveshjen e 2015-s ku Kosova humbet territor. Abazi madje duke iu referuar dokumentit të nënshkruar tha se ka një rreng pasi në gjuhën angleze dokumenti përmban 7 pika të marrëveshjes, ndërsa në gjuhën shqipe 6 pika.

“Nuk e di si ta quaj atë që u nënshkrua dje, pavarësisht se është vlerësuar madje nga shumë si arritje. së pari në titull dokumenti e quan veten ‘deklaratë e përbashkët’, më pas ‘aneks-marrëveshje’ prandaj nuk dihet çfarë është. Në gjuhën shqipe ky dokument ka 6 pika, në gjuhën angleze 7 pika, pra që këtu kemi të bëjmë me një rreng. Që në nisje kemi të bëjmë me një mashtrim dhe shqiparëve nuk u është servirur i plotë në shqip. Ne kundërshtojmë marrëveshjen e arritur në 2015 dhe jo vetëm ne, por shumë qytetarë. Kjo deklaratë është nënshkruar nga presidenti, por Kosova është Republikë Parlamentare. Dokumenti rikonfirmon marrëveshjen e kufirit të vitit 2015 me të cilën Kosova humbiste territor.

Në lidhje me qeverinë Haradinaj Abazi tha se LVV në bashkëpunim edhe me LDK-në synon që ta rrëzojnë qeverinë që sipas tij nuk dihet i ka 61 numra apo 60. Abazi tha se i është kërkuar interpelancë Haradinajt për rritjen e rrogës por ai i është shmangur.

Boiken Abazi kritikoi ashpër edhe ndërkombëtarët. Ai tha se UNMIK dhe EULEX kanë dëshmuar se nuk janë për vendosjen e drejtësisë në Kosovë, por thjesht ruajtjen e stabilitetit, duke shtuar se janë të përfshirë në raste korruptive. Madje Abazi tha se Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova në lidhje me ndërkombëtarët pasi ata përfaqësojnë shtetet e tyre dhe nuk mund ta duan më shumë se ne vendin tonë.

“Qoftë EULEX apo UNMIK kanë qenë të përfshirë në skandale, këto misione ndërkombëtare nuk kanë për qëllim të vendosin drejtësi por ruajtjen e stabilietit në vend.

Edhe në Shqipëri mos të mendohet se do vijë drejtësia nga jashtë pavarësisht solidaritetit që kemi me aleatët tanë nuk mund ta duan më shumë se në vendin tonë, ata janë përfaqësuesit e vendeve të tyre, sikur të mos mjaftonte EULEX dhe UNMIK  Kosovës i është shtuar dhe Gjykata Speciale. Pas luftës u gjykuan te gjitha palët qoftë Millosheviçi, por edhe liderët e UÇK-së dhe tani  po na thonë që  të ngrihet një gjykatë që nuk do të gjykojë të gjithë krimet por do gjykojë vetëm pjesëtarët e UÇK-së. Për mua është si tribunali i Nurembergut, por i kthyer me kokë poshtë pasi nuk po gjykohen serbët që ishin kriminelët por shqiptarët”, tha Abazi. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Boiken Abazi
Pas

Merr flakë apartamenti në Vlorë, alarmohen banorët e pallatit (VIDEO)

Para

Fier/ Dërgohet në spital 53-vjeçari i plagosur me thikë, policia në kërkim të autorit

Para
Fier/ Dërgohet në spital 53-vjeçari i plagosur me thikë, policia në kërkim të autorit

Fier/ Dërgohet në spital 53-vjeçari i plagosur me thikë, policia në kërkim të autorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.