20:39 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demarkacioni/ Kërcënon zyrtari i Vetëvendosjes: Kush voton e pret plumbi

21:20 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demarkacioni/ Kërcënon zyrtari i Vetëvendosjes: Kush voton e pret plumbi

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi, shkruan Express.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.

Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.

Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.
Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.
Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin.

Aktualisht në Kuvend është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë. Nuk dihet nëse marrëveshja do të nxirret sot për votim.

Kujtojmë që kryemninistri i vendit Ramush Haradinaj, i cili e mori sot fjalën i pari në Kuvend për këtë çështje tha se votimi pro marrëveshjes është në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Etiketa: Demarkacionikercenon zyrtari i Vetevendosjes
Pas

“Shoqe për të gjithë jetën!”, Ami poston foton e bukur me të bijën

Para

Mediat greke zbulojnë 5 propozimet e emrit të ri të Maqedonisë

Para
Mediat greke zbulojnë 5 propozimet e emrit të ri të Maqedonisë

Mediat greke zbulojnë 5 propozimet e emrit të ri të Maqedonisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.