Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi u miratua dje nga Kuvendi i Kosovës me 80 vota pro, pasi u hodh 4 herë gaz lotsjellës në Kuvend dhe u arrestuan disa deputetë të Vetëvendosjes.
Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, është një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015). Por, ndërsa nga opinioni malazez lajmi është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.
Demarkacioni ishte dhe një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, madje të gjithë liderët sin ë Kosovë dhe në Shqipëri në reagimet e tyre u shprehën se tani BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e saj.