Ish-kryeministri Isa Mustafa u ka kërkuar anëtarëve të Komisionit dhe Shpejtim Bulliqit, që të tregojnë se pse sot nuk i kanë përmendur 8200 hektarët që dikur thoshin se i ka humbur Kosova. Mustafa ka kërkuar nga Bulliqi që të jap sqarime dhe dëshmi se sa hektar po i humbë Kosova
“Do të thotë s’ka fol për hektarët. Ndërsa për hektarët është kallë Prishtina dhe Kosova, duke i bindur qytetarët se Kosova ka humb territor. Se dikush e ka shit territorin. Ne presim që edhe Bulliqi edhe shokët e Bulliqit të dalin e t’i gjejnë hektarët për të cilët ata dëshmonin përpara se i ka humb Kosova”, tha Mustafa”, ka thënë Mustafa.
Por, kreu i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi nuk ka dashur që t’i komentoj deklaratat e Mustafës. Kontaktuar nga Express, Bulliqi është shprehur se është i lodhur ngase sipas tij sot ka pas angazhime të shumta.
“Jam shumë i lodhur. Sot gjatë gjithë ditës kam qenë me punë, kam nevojë për gjumë. Nuk i kam lexuar deklaratat e Mustafës. Nesër mund të flasim për këtë punë”, ka thënë Bulliqi.
Demarkacioni me Malin e Zi mbetet një nga problemet kryesore të qeverisë së Haradinajt. Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se do të shprehet në lidhje me çështjen pasi komisioni i ri të bëjë gjetjet e reja.
Pak kohë më parë Haradinaj gjithashtu deklaronte se demarkacioni nuk kalon në Kuvend. (B.H/Faxweb)