Një nga blerjet më të mira të katalanasve këtë verë Osmane Dembele ka arritur në Barcelonë dhe ka vizituar stadiumin “Camp Nou”.
Francezi u transferua ditë më parë te katalunasit për 105 milionë euro, plus 40 të tjera bonuse, që njëherit është edhe blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës.
Duke folur për Barça TV, Dembele tha se realizoi ëndrrën fëmijërore.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj për Barcelonën. Tani jam këtu dhe shumë i lumtur sepse kam realizuar ëndrrën.
Ky është klubi më i mirë në botë me lojtarët më të mirë. Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub, për ekipin dhe të kem mirëkuptim me shokët e ekipit”, tha Dembele.
Lojtari do të prezantohet gjatë ditës së hëne dhe do të veshë fanellën me numrin 11-të, atë që për disa vite e kishte Neymari.
(E.K/SHUPLAKA)