11:01 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëmet nga tërmeti/ “Bashkimi sjell fuqinë”, Veliaj: Ndërhyjmë shumë shpejt me partneritet publik-privat

15:21 | 23/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmet nga tërmeti/ “Bashkimi sjell fuqinë”, Veliaj: Ndërhyjmë shumë shpejt me partneritet publik-privat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi sot një tjetër familje të prekur nga tërmeti i fuqishëm që përfshiu kryeqytetin dy ditë më parë.

Në familjen e Shpëtim Dardhës në “Lagjen e Re” në Ndroq, Veliaj theksoi se pas verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rikonstruksionin ose ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Kryebashkiaku në partneritet edhe me komunitetin privat, do të fillojë menjëherë punën për rikuperimin e dëmeve.

“Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë, me qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, e bëjnë ndërtesën jashtëzakonisht vulnerabël. Kjo është arsyeja pse sot ishim në shtëpinë e Shpëtimit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t’i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se eksperienca e suksesshme e bashkëpunimit me kompanitë private për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave publike, do të zbatohet edhe për banesat e dëmtuara dhe rikuperimin e tyre brenda një kohe të shkurtër. “Do kemi brigadat e bashkisë për krahun e punës dhe donatorët për llaç dhe tulla. Inxhinierët, arkitektët dhe konstruktorët i kemi vetë dhe besoj se nëse bëjmë një partneritet publik-privat, siç kemi bërë për çerdhet, kopshtet, shkollat, ecim më shpejt. Një pakicë e njerëzve kanë alergji nga termi publik-privat, por këtu bashkimi sjell fuqinë. Ne mund të kemi 5 ekskavatorë, por bashkë me ta kemi 505; mund të kemi një brigadë me 100 veta, por bashkë me ta kemi 1100 veta”, tha Veliaj.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: Erion Veliaj
Pas

‘Kjo është Toka, jo Marsi’, banorët e tmerruar të Indonezisë postojnë pamje të qiellit të kuq gjak

Para

Urgjenca Hygeia – Telefonata që shpëton jetë

Para
Urgjenca Hygeia – Telefonata që shpëton jetë

Urgjenca Hygeia – Telefonata që shpëton jetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.