01:00 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëmet nga tërmeti, reagon Shoqata e Sigurimeve të Shqipërisë: Do vlerësohet dhe dëmshpërblehet gjithçka

16:26 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konfirmohen 6 viktima, dhjetra persona nën rrënoja/ Çfarë la pas vala e tërmeteve në Tiranë, Durrës dhe Thumanë (Video)

Shoqata e Sigurimeve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit në vendin tonë teksa shprehet se që pas tragjedisë, kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundësitë që kanë për rikuperimin financiar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Në këtë reagim thuhet gjithashtu se pronarët e objekteve të siguruara duhet të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve me dokumentat përkatës dhe për një kohë të shpejtë do të bëhet inspektimi dhe vlerësimi i dëmeve si dhe dëmshpërblimi i tyre.

“Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit, por edhe në këtë rast, kapaciteti finanaciar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë risiguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve”, shkruhet në këtë reagim.

Pëevec kësaj, Shoqata bën me dije se veç trajtimit me përkushtim të klientëve të tyre, shoqëritë e sigurimeve janë solidarizuar me familjet e viktimave të prekura nga tërmeti duke i mbështetur ato me donacione në vlerë prej dhjetëra mijëra euro.

Njoftim për mediat

Tregu i sigurimeve i angazhauar maksimalisht për të mbuluar financiarisht dëmet e tërmetit.

Që ditën e  parë të katastrofës se 26 Nëntorit, kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundesite qe kanë për rikuperimin finanaciar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Me qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave apo të bizneseve nga tërmeti janë paraqitur pranë kompanive të sigurimit për dëmshpërblime, ndërkohë që ekspertët e tregut të sigurimeve kanë asistuar klientët e siguruar për t’ju lehtësuar proçedurat e përfitimit të dëmshpërblimit.

Kompanitë theksojnë se grupet e punës janë të shpërndara në terren  për të inspektuar çdo dëmtim dhe për të kompletuar dosjen e dëmshpërblimit për të gjithë klientët.

Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar.

Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.

Pas tërmetit të 21 Shtatorit të këtij viti, shoqëritë e sigurimit kanë trajtuar me qindra raste dëmesh dhe sipas të dhënave më të fundit kanë paguar deri tani mbi 650 raste dëmesh me një vlerë mbi 250 milionë lekë, si edhe kanë në proçes edhe rreth 300 raste të tjera me një vlerë prej rreth 200 milionë lekë.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit, por edhe në këtë rast, kapaciteti finanaciar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë risiguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve.

Ndërkohë, veç trajtimit me përkushtim të klientëve të tyre, shoqëritë e sigurimeve janë solidarizuar me familjet e viktimave të prekura nga tërmeti duke i mbështetur ato me donacione në vlerë prej dhjetëra mijëra euro.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë
Pas

Video/ Bashkëshortin e Jonida Vokshit e kemi patur para syve, producenti pjesë e klipit të këngëtares së njohur

Para

VIDEO/ Shembet godina e dytë 5-katëshe në Shkozet, bllokohet qarkullimi në autostradë

Para
VIDEO/ Shembet godina e dytë 5-katëshe në Shkozet, bllokohet qarkullimi në autostradë

VIDEO/ Shembet godina e dytë 5-katëshe në Shkozet, bllokohet qarkullimi në autostradë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.